Premier League/ Chelsea ndalet nga Burnley

12 Shkurt 2017, 16:33Sport TEMA

Chelsea i Antonio Contes nuk ka arritur të shfrytëzojë gabimin e Tottenhamit, duke marrë vetëm një pikë në javën e 25-të të “Premier League” duke u ndalur në transfertë nga skuadra e Burnley.

“Blutë e Londrës” barazuan me rezultatin 1-1, me Burnley që arrti të ndalë kryesuesit e kampionatit anglez duke marrë një pikë të rëndësishme.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të sulmuesit Pedro në minutën e shtatë.

Epërsia e Chelsea zgjati deri në minutën e 24-të kur Burnley arriti që të barazpeshojë shiftat me anë të Robert Brady.

Në pjesën e dytë rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit me të dyja ekipet që ndanë nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Chelsea mban vendin e parë me 60-pikë, ndërsa Burnley klasifikohet në vendin e 12-të me 30-pikë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje