Real Madridi ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në javën e 22-tëtë në “La Liga”, duke mposhtur në transfertë skuadrën e Osasunën.
Madrilenët arritën që të fitojnë me rezultatin 3-1 në një 90-minutësh që dhuroi mjaft emocione.
Golat për skuadrën e drejtuar nga Zinedin Zidane i shënuan Cristiano Ronaldo, mesfushori Isco dhe Lucas Vasquez, ndërsa për Osasunën shënoi Sergio Leon.
Kjo ndeshje ishte e veçantë për kapitenin Sergio Ramos, i cili arriti në kuotën e 500 ndeshjeve me fanellën e Los Blancos.
Pas kësaj fitore, Real ngjitet në kuotën e 49-pikëve, një më shumë se Barcelona, por ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.