SKANDALI: Tirana toleron turpshëm Kukësin, në Shkodër bëhen tre gola për tre minuta

11 Shkurt 2017, 19:24Sport TEMA

Futbolli shqiptar është njollosur për të sajtën herë ditën e sotme.

Fillimisht “çudia” vjen nga Shkodra.

Deri në minutën e ’90, ndeshja Vllaznia-Flamurtari ka qenë 1-1.

Por për tre minuta shënohen 3 gola, dy nga Vllaznia dhe një nga Flamurtari.

Në Tiranë ndërkohë, ekipi kryeqytetas ka toleruar dhe lënë në mënyrë të turpshme ndeshjen.

Pas një pjese të parë të luajtur në mënyrë korrekte, ku Tirana ka shënuar edhe një gol, në pjesën e dytë bardheblutë thjesht ecnin në fushë, duke i dhënë mundësinë Kukësit që të shënonte dy herë.

Nëse nuk shënuan edhe më shumë, ishte thjesht amatorizëm i futbollistëve të Kukësit, të cilët ndiqeshin thjesht me sy nga lojtarët e Tiranës.

Trajneri Ernest Gjoka bëri pak ditë më parë një deklaratë të “të pafajshme” duke pranuar se “marrëveshje ka edhe në politikë, përse nuk duhet të ketë në sport”.

Kjo nënkuptonte fitoren e Kukësit në kampionat duke qenë se verilindorët janë pretendentë në këtë kompeticion dhe Tirana fitonte përballjen në Kupën e Shqipërisë.

Një ditë më pas klubi kuksian e mohoi deklaratën dhe tha se fjalët ishin keqkuptuar.

Megjithatë dyshimet mbetën.

Kjo i detyroi menjëherë kompanitë e basteve ta bllokojnë kuotimin e kësaj ndeshjeje.

Lapsi.al pyeti në njërën prej kompanive për arsyet e bllokimit dhe përgjigjja ishte se “kishte dyshime të forta që ndeshja do të tolerohej në favor të Kukësit”.

4 komente në “SKANDALI: Tirana toleron turpshëm Kukësin, në Shkodër bëhen tre gola për tre minuta”

  1. Holta says:

    Kjo qe te haje mutin e mbare tironcave ai bucja Erjon Brace!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje