Skuadra e Arsenalit u është kthyer fitoreve në Premierligë, pasi arrti që të mposht në “Emirates Stadium” skuadrën e Hull City.
Skuadra e drejtuar nga Arsen Venger fitoi me rezultatin e pastër 2-0, një sfidë të cilën e dominuan përgjatë gjithë 90-minutave.
Të dy golat në këtë fitore të Arsenalit i ka shënuar sulmuesi Alexis Sanchez në minutën e 34-të dhe 93-të.
Pas kësaj fitoreje Arsenali ngjitet në vendin e tretë me 50-pikë, 9 më pak se Chelsea në vendin e parë.