Zidane: Bale rikthehet në sfidën kundër Napolit

10 Shkurt 2017, 15:09Sport TEMA

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka dhënë një lajm të gëzueshëm për tifozat madrilen në lidhje me rikthimin e mesfushorit uellsian Gareth Bale.

Tekniku francez tha se Bale pritet të jetë gati nga 7 marsi, kur Real Madrid do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Napolit në “Uefa Champions League”.

“Kur kthehet Bale? Mendoj se me 7 mars kur ne luajmë ndaj Napolit. Shpresojmë, do të ishte një lajm shumë i mirë kthimi i tij. Ai është duke u stërvitur, por jo me gurpin. Po stërvitet mirë dhe po shikon para për t’u rikthyer me skuadrën”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje