Ai është një yll në Shqipëri. Bëhet fjalë për bomberin e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, që me golin e tij në kampionatin Europian kundër Rumanisë verën e kaluar ka hyrë në histori, ku dhe jeta e tij ka marrë një tjetër rrjedhë.
“Jeta ime ka ndryshuar plotësisht. Por unë do të mbetet i njëjti Armando,” tha Sadiku për të përditshmen zviceriane “Blick”.
Por, lojatri që luan në superligën zviceriane me skuadrën e Luganos ka nisur procedurat për tu pajisur me pasaportën bullgare.
Procesi i natyralizimit tashmë ka filluar pasi në janar, 25-vjeçari ishte në zyrën e natyralizimit në kryeqytetin bullgar Sofje.
“Kjo është e drejtë pasi gjyshërit e mi e kanë pasaportën bullgare, kështu që edhe unë e kam kerkuar” tha Sadiku.
Arsyeja e pajisjes me pasaportë bullgare për Sadikun është ëndrra e tij që të luajë jashtë vendit.
“Anglia apo Italia do të intergrojnë mua,” tha sulmuesi.
Me pajisjen me pasaportë bullgare Sadiku do ta ketë më të lehtë të luajë në Itali dhe Angli, sepse në ligat e mëdha evropiane, u jepet përparsi futbollistëve nga vendet e BE-së të tilla si Bullgaria, dhe do të ketë më pak kufizime nga vendet jo antare të BE-së si Shqipëria. Numri i të huajve që nuk kanë pasaportë të BE-së është i kufizuar në Serie A pasi lejohen që të luajnë vetë dy lojtarë.
Por, pavarsisht se Armando Sadiku do të ketë dy nënshtetëshi zemra e tij mbetet në shqipëri
“Shqipëria është krenaria ime më e madhe. Është nder për mua të vesh fanellën shqiptare dhe të përfaqësoj sa më mirë vendin tim” përfundoi Sadiku.
Une jam nga ajo zone dhe historiani vendas Hilmi Sadiku, qe e ke ne fisin tend, ka bere nje liber per origjinen shqiptare te dibraneve te jugut. Po keshtu Kristo Frasheri ka shkruajtur librin “Historia e Dibres”. Ne rast se gjysherit e tu kane marre pashaporte bullgare, kjo nuk do te thote se je bullgare. Ata e kane bere per interes , ashtu po e ben edhe ti. Turp te kesh se tregohesh driteshkurter, duke perfituar pak dhe humbur shume nga dinjiteti, madje duke na bere pis edhe ne te tjereve. Qe sot me ke kundershtar dhe do te flas vetem keq per karakterin tend.