Jose Mourinho është drejt rinovimit të kontratës me skuadrën e Manchester United.
Pritet që në fund të sezonit tekniku portugez do të ulet me drejtuesit e skuadrës angleze për të lidhur kontratën e re që do të jetë afatgjatë.
Mourinho ka një kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2019-të, dhe pritet ta zgjasë atë deri në 2020-tën.
Me kontratën e re Mourinho do të përfitojë të njëjtën pagë, e cila është 12 milionë Euro në sezon.
Këtë sezon Manchester United synon që të të fitojë Kupën e Ligës, Europa Leaguen si dhe të sigurojë një vend në 4-shen e parë të kampionatit.