Juventus ka marë një tjetër fitore të merituar ndaj Crotones me rezultat e pastër 0-2 në transfertë, sfidë e cila ishte e prapambetur.
Tre pikë mjaft të rëndësishme për “Zonjën e Vjetër” që vijon rrugëtimin drejt titullut kampion në Serinë A, pasi tashmë ndodhen shtatë pikë larg Romës që mban vëndin e dytë.
Golin e parë për Juventusin e shënoi sulmuesi kroat Mario Mandzukic në pjesën e parë të ndeshjes.
Ndërsa golin e dytë e realizoi bomberi Gonzalo Higuain që shënoi një gol mjaft të bukur duke vulosur shifrat në 2-0.
Pas kësaj fitoreje Juventus ruan vendin e parë me 57-pikë të grumbullara.