“Vetëm Messi e Ronaldo janë më të mirë se Hazard”

8 Shkurt 2017, 13:44Sport TEMA

Eden Hazard, ylli i Chelseas, ka marrë lëvdata nga vëllai i vogël, Thorgan Hazard.

Thorgan Hazard, i cili është pjesë e skuadrës së Borussia Mönchengladbach, mendon se vetëm Leo Messi e Cristiano Ronaldo janë më të mirë se Hazard.

Ai beson se një ditë vëllai i madh do ta fitojë Topin e Artë.

“Ai mund të bëhet më i mirë. Për mua, ai është tashmë një nga më të mirët dhe unë dua të shoh Edenin në mesin e tre kandidatëve kryesor për Topin e Artë”, ka theksuar Thorgan, i cili po ashtu ishte pjesë e Chelseas, por nuk kishte arritur të bëjë vend në Stemford Bridge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje