Barcelona ka arritur që të kualifikohet finalen e Kupës së Mbretit, duke eleminuar ekipin e Atletico Madrid.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 2-1 në “Vincente Calderon”, ndërsa takimi i dytë që u zhvilluar në “Camp Nou” u mbyll në barazimin 1-1, duke kaluar për më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Ndeshja mjaft mirë për Atleticon që kishte disa raste të mira për të shënuar, por Barcelona arriti që të shënojë në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Luis Suarez.
Pjesa e dytë është akoma edhe më e luftuar, ku Barcelona mbeti me 10-lojtarë, pasi Sergi Roberto u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Por edhe Carrasco kishte të njëjtin fat pas 10 minutash.
Atletico fitoi një penallti në minutën e 80-të, por Kevin Gameiro gaboi nga pika e bardhë, por që e korgjoi gabimin pas katër minutash duke barazuar rezultatin.
Ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta 1-1 dhe në këtë mënyrë Barcelona është finalisjta e parë Kupës së Mbretit.