De Biazi: Shpresoj që Italia të gaboj në përballjet me Shqipërinë

7 Shkurt 2017, 19:57Sport TEMA

Pasi u nderua me titullin “Urdhri i Yllit të Italisë” trajneri i kombëtares shqiptare ka folur dhe për ndeshjen kundër kombëtares italiane që do të luhet me datë 24-mars në Palermo.

Tekniku i kuqezinjve tha se shpreson që Italia të gabojë vetëm në dy përballjet që ka kundër Shqipërisë.

“Unë uroj shumë që Italia të bëjë mirë në këto eliminatore si italian që jam, megjithatë shpresoj më shumë që të gabojë vetëm në dy ndeshjet që do të ketë me ne, në muajin mars dhe më pas në ndeshjen e kthimit. A do t’i këndoj të dyja himnet? Italianin e kam më të thjeshtë, pasi i di fjalët. Ndërsa për atë shqiptar kam nevojë për pak karaoke” tha De Biazi.

Më tej ai shtoi se lojtarët e kombëtares kanë një motivim plus për këtë përballje, duke theksuar gjithashtu do të ishte i kënaqur që ekipi të bënte një ndeshje të mirë.

“Fubollistët shqiptarë që luajnë në Itali kanë një motivim më shumë për këtë sfidë. Do të kemi përballë një skuadër të jashtëzakonshme, që kërkon të kualifikohet në Botëror. Ne do të kemi vetëm katër ditë për ta përgatitur këtë ndeshje; është një kohë e shkurtër, por do të bëjmë maksimumin. A do të isha i kënaqur me një barazim? Unë do të isha i kënaqur nëse luajmë mirë, bëjmë një paraqitje pozitive dhe mbi të gjitha dinjitoze, pastaj rezultatin le t’ia lëmë fushës së lojës” përfundoi De Biazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje