Pas tre pikëve të marra këtë fundjavë kundër skuadrës së Luftëtarit, ekipi i Flamurtarit ka bërë një tjetër godtije në merkato.
Drejtuesit vlonjatë kanë afruar në skuadër mbrojtësin brazilian, Mauricio Aparecido Maciel Leal.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Flamurtarit përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit ku shkruajnë.
“Zyrtare! Mbrojtesi Mauricio Aparecido Maciel Leal eshte zyrtarisht perforcimi i radhes i Flamurtari F.C. Miresevjen ne familjen e madhe Kuq e Zi te Flamurtari Football Club” shkruhet në njoftimin e Flamurtarit.