Robert Lewandowski lojtari më i mirë për vitin 2016 në Poloni

7 Shkurt 2017, 14:00Sport TEMA

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2016-të në Poloni.

Bomberi i kampionëve të gjermanisë la pas në këtë garë katër lojtarë të tjerë të cilët ishin, Kamil Glik, Grzegorz Krychowiak, Arkadiusz Milik e Michal Pazdan.

Gjatë sezonit të kaluar Robert Lewandowski ishte një nga pikat më të forta tek ekipi i Bayern Munich si dhe në kombëtaren polake.

Ky është çmimi i gjashtë rradhazi për 28-vjeçarin dhe i teti në total.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje