Kategoria Superiore/ Flamurtari thyen Luftëtarin

6 Shkurt 2017, 19:02Sport TEMA

Flamurtari ka marrë një fitore të rëndësishme në Vlorë pas dy humbjeve rradhazi, duke mposhtur ekipin e Luftëtarit.

Vlonjatët fituan me shifrat 2-1 në një sfidë që ishte mjaft e luftuar nga të dyja ekipet, edhe pse terreni i stadiumit ishte i renduar per shkak te rreshjeve te shiut.

Ekipi i drejtuar nga Mezani shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes me anë të Franc Veliut në minutën e 26-të dhe sulmuesit Tomislav Bushiç në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë Luftëtari hidhet në sulm për të gjetur golin e parë i cili vjen në minutën e 63-të me anë të Rrocës duke rihapur ndeshjen.

Por pavarsisht përpjekjeve të gjirokastritëve, Flamurtari arrin të raujë avantazhin duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje Flamurtari renditet në vëndin e shtatë me 20-pikë të grumbulluara, ndërsa Luftëtari pozicionohet në vëndin e pestë me 25-pikë të grumbulluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje