Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar datat dhe oraret se kur do të luhet java e 21-të e Kategorisë Superiore.
Kampionati do të startojë ditën e premte me ndeshjen Teuta-Partizani që do të luhet në orën 18:00 në “Niko Dovana”.
Ndërsa të shtunën do të luhen takimet, Tirana-Kukësi, Vllaznia-Flamurtari, dhe Skëndërbeu-Laci.
Java e 21-të mbyllet të dielën me ndeshjen Luftëtari-Korabi.
Ndeshjet e javës së 21-të
Të premten
Teuta-Partizani; ora 18:00
Të shtunën
Tirana-Kukësi; ora 17:00
Vllaznia-Flamurtari; ora 14:00
Skëndërbeu-Laçi; ora 14:00
Të dielën
Luftëtari-Korabi; ora 14:00