Juventusi ka triumfuar në supersfidën e javës së 23-të të Serisë A përballë ekipit të Interit në “Juventus Stadium”.
Një tre pikësh i rëndësishëm për bardhezinjtë të cilët vijojn rrugën drejt titullit kampion.
90-minutat e zhvilluara në Torino ishin spektakolare dhe emocionuese, me vendasit që arritën të fitojnë falë një supergoli të shënuar nga mesfushori Juan Kuadrato.
Kolumbiani zhbllokoi rezultatin në minutën e 45-të të pjesës së parë me një gjuajtje spektakolare nga distanca duke mos i dhënë asnjë mundësi Handanoviç të reagonte.
Në pjesën e dytë “Zonja e Vjetër” kishte disa mundësi për të dyfishuar rezultatin por portieri zikaltër arriti të bëjë mrekullinë duke e mbajtur portën të paprekur.
Një fitore shumë e rëndësishme për Juventusit që ngjitet në kuotën e 54-pikëve, 6-pikë më shumë se Napolin që është në vendin e dytë por që mund ta thellojë edhe më shumë pasi kanë një ndeshje më pak.
Ndërsa Interi pozicionohet në vëndin e 5-të me 42-pikë të grumbulluara.