Manchester City ka marrë një fitore mjaft të vëshitrë kundër Swanseas me rezultatin e ngushtë 2-1.
Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus ka qenë shpëtimtar i Manchester Cityt, pasi arriti që të shënoj të dy golat në këtë fitore.
Golin e parë Jesus e shënoi në pjesën e parë, ndërsa golin e dytë erdhi në kohën shtesë të pjesës së dytë, ndërsa golin e vetëm për Swansean e shënoi Sigurdsson.
Pas kësaj fitoreje, City klasifikohet në vendin e tretë me 49-pikë, 10-pikë më pak se sa Chelsea që mban vendin e parë dhe një më pak se sa Tottenham në vendin e dytë.