Bayern Munchen nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Allianz Arena” përballë skuadrës së Schalke 04.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, kaloi e para në avantazh në minutën e 9-të më anë të bomberit Robert Lewandowski.
Por reagimi i Schalke 04 ishte i menjëherëshëm pasi pas 4 minutash Naldo barazoi rezultatin.
pavarsisht barazimit Bayerni mban kryesimin e Bundesligës me 46-pikë të grumbulluara.
Rezultatet e Bundesligës.
B.Monchengladbach 3-0 Freiburg
Bayern Munich 1-1 Schalke 04
Koln 1-0 Wolfsburg
Hertha Berlin 1-0 Inglostadt
Hoffenheim 4-0 Mainz 05