Me kazmë e lopatë për të prishur fushën, kapen në “Selman Stërmasi”

4 Shkurt 2017, 12:24Sport TEMA

Një grup prej dhjetë personash kanë tentuar të dëmtojnë fushën e stadiumit “Selman Stërmasi” në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Dyshohet se bëhet fjalë për tifozë të ekipit të Tiranës të cilët kanë dashur të sabotojnë terrenin ku të dielën në orën 17:00 është parashikuar të zhvillohet ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Policia e Tiranës përmes një komunikate për media bën me dije se rreth orës 04:31, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë konstatuar rreth dhjetë shtetas të pajisur me vegla pune të cilët po tentonin të kalonin rrethimin e stadiumit “Selman Stërmasi. Pas sinjalizimit nga ana e patrullës ata kanë tentuar të shpërndahen. Shumica prej tyre kanë mundur të largohen, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, shtetasit: A. B., 23 vjeç; M. S., 20 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, të tre banues më Tiranë, shkruan Panorama Sport.

Shtetasve të lartpërmendur si dhe në brendësi të rrethimit të stadiumit u janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një lopatë me bisht druri, një kazmë me bisht druri dhe bela me bishta druri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

1 komente në “Me kazmë e lopatë për të prishur fushën, kapen në “Selman Stërmasi””

  1. sakati says:

    haa haa!!!
    po sillen si njesitet guerrile qe benin atentate dhe sabotime dikur…
    guerrilasit blu kta mo tashti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje