Pavarsisht zhurmës së krijuer për çështjen e stadiumit, Partizani vijon normalisht përgatitjet për ndeshjen kundër Vllaznisë e javën e 20-të të Kategorisë Superiore.
Në orën 14:00 të kyqtë ka kryer edhe seancën e radhës në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë.
Nën drejtimin e trainerit Starova lojtarët kanë vijuar normalisht programin stërvitor, ndërsa pas seancës skuadra është grumbulluar në rezidencën e saj.
Përgatitjet do të vijojnë nesër me seancën e radhës stërvitore në të njëjtën orë.
Takimi mes Partizanit dhe Vllaznisë do të luhet ditën e dielë.