FSHF publikon çmimet e biletave për ndeshjen kundër Italisë

3 Shkurt 2017, 17:11Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e 24-marsit që kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Italisë.

Përmes një njofitmi FSHF sqaron proceduarat se si “Tifozat Kuq e Zi” të pajisen me biletë.

Çmimet varjojnë nga  60 Euro në Kategorinë e Parë dhe Kategoria e dytë (pas porte) është 12 Euro.

Njoftimi i plotë i FSHF-së.

FSHF njofton të gjithë anëtarët e Fan Club-it “Tifozët e Kombëtares” se për ndeshjen Itali-Shqipëri që do të zhvillohet më datë 24 Mars 2017” në stadiumin “Renzo Barbera” Palermo, e vlefshme për eliminatoret e Kupës se Botës “Rusi 2018” mund të blejnë biletat në ëebsitin bileta.fshf.org duke filluar prej datës 08-22 Shkurt 2017.

Sipas legjislacionit Italian në linkun përkatës duhet të plotësoni të gjitha fushat e kërkuara : emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje dhe nr.ID ose pasaporte

Për të tërhequr biletat ka 2 mënyra:
a. Pasi është kryer pagesa, bileta mund të tërhiqet pranë FSHF-se (adresa : Rruga e Elbasanit, përballë shkollës së Gjuheve të Huaja) ose në një pikë në qytetin e Palermos (do të konfirmohet në ditët në vijim)
b. Përmes postës së shpejtë (pagesa kryhet në sistem në momentin e blerjes së biletës)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje