Itali-Shqipëri/ Federata Italiane publikon datën e daljes në shitje të biletave

2 Shkurt 2017, 18:25Sport TEMA

Federata Italiane e Futbollit ka bërë publike datën e daljes në shitje të biletave të ndeshjes Itali-Shqipëri.

Në faqen zyrtare të Federatës italiane njoftohet se biletat për sfidën mes Italisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Palermo, do të dalin më datë 6-shkurt.

“Duke filluar nga ora  15:00 të hënën e 6-shkurtit, biletat do të dalin në shitje për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mes Italisë dhe Shqipërisë. Ndeshja do të fillojë në orën 20:45, të premten me datë 24-mars në Palermo në stadiumin “Stadio Renzo Barbera” thuhet në njoftimin e Federatës Italiane të Futbollit.

Italia dhe Shqipëria janë në grupin G, në kualifikueset e kampionatit botëror “Rusi 2018” dhe kjo është përballja e dytë mes dy kombëtareve./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje