Nga Fatjon Baze
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në faqen e saj zyrtare kalendarin e ndeshjeve të javës së 20-të të Kategorisë Superiore.
Java e 20-të do të startojë ditën e dielë me tre ndeshjet e para të cilat do të jenë Kukësi-Teuta që do të luhet në “Zeqir Ymeri”, Laçi-Tirana që do të luhet në Laç në orën 14:00, ndërsa sfida tjetër që do të luhet në orën 17:00 do të jetë mes Partizanit dhe Vllaznisë, e cila do të zhvillohet në kryeqytet në stadiumin “Selman Stermasi”.
Java e 20-të do të mbyllet ditën e hënë me dy takimet e fundit të cilat do të jenë, Flamurtari-Luftëtari që do të luhet në Vlorë ne oren 17:00, dhe Korabi-Skëndërbeu që është në orën 14:00, por që ende nuk është caktuar stadiumi se ku do të luhet ky takimi.
Ndërkohë, burime të sigurta për “TemA” konfirmuan se Partizani-Vllaznia do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi”, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet që kanë qarkulluar se ky takim do të zhvillohet në “Elbasan Arena” për shkak se në FSHF nuk ka mbërritur ende marrëveshja zyrtare e nënshkruar nga Tirana dhe Partizani që i jep mundësinë 15-herë kampionëve të vendit të luajnë në “Selman Stërmasi”.
Ndeshjet e javes se 20-te.
Të dielën
Kukesi-Teuta; ora 14:00
Laçi-Tirana; ora 14:00
Partizani-Vllaznia; ora 17:00
Të hënën
Flamurtari-Luftëtari; ora 17:00
Korabi-Skëndërbeu; ora 17:00