Partizani vijon përgatitjet për sfidën ndaj Vllaznisë, Atanda mungesa e konfirmuar

1 Shkurt 2017, 17:47Sport TEMA

Partizani vijon përgatitjet në prag të takimit ndaj Vllaznisë i vlefshëm për Javën e 20 të Kampionatit.

Dita e sotme është karakterizuar nga dy seanca stërvitore. Paradite ekipi ka kryer stërvitje në palestër,  ndërsa pasdite në orën 14:00 ka zbritur në ambjentet e kompleksit “Internacional Tirana” të Pezës ku edhe ka vijuar përgatitjet në fushë.

Në drejtimin e trainerit Starova grupi ka aplikuar programin e përcaktuar stërvitor të karakterit tekniko- taktik.

Sodiq Atanda rezulton mungesa e vetme për përballjen e së dielës ndaj Vllaznisë i skualifikuar,  pasi ka plotësuar numrin 3 të kartonave të verdhë.

Përgatitjet do të vijojnë nesër me seancën e radhës në program në orën 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje