Goditjet e orëve të fundit në Europë

1 Shkurt 2017, 14:19Sport TEMA

Nga Manolo Gabbiaddini, për të vazhduar me Jese Rodriguez  apo edhe Salvatore Sirugun.  Dita e fundit e merkatos në Europë u mbyll me disa goditje të rëndësishme dhe me prespektivë për të ardhmen.

Kalimi i Manolo Gabbiaddinit nga Napoli te Southampton bëri jo pak bujë, kjo edhe për faktin se klubi i Shenjtorëve shpenzoi 17,5 milionë Euro, plus 3 të tjera në formë bonusesh për të firmosur me 25-vjecarin italian. Gabbiadini firmosi për 4 vite e gjysmë me Southamptonin, ndërsa u shfaq shumë i lumtur për kalimin e tij në Premier League.

Një tjetër transferim me peshë ishte ai i Jese Rodriguez i cili la Paris Saint Germain-in për tu rikthyer në La Liga te skuadra e vendlindjes së tij, Las Palmasi. 23-vjecari u huazua, nga kampionët e Francës, te skuadra nga Ishujt Kanarie deri në përfundim të këtij sezoni ndërkohë që në verë me shumë gjasa, Jese nuk do të blihet nga Paris Saint Germain-i dhe pritet të rikthehet te Reali i Madridit që zotëron kartonin e tij.

Salvatore Sirugu ndërkohë la Sevillan duke u huazuar për pjesën e mbetur të këtij sezoni te skuadra e Osasunas. Watfordi arkëtoi një shumë të majme parash nga shitja e sulmuesit nigerian Odion Ighalo te skuadra kineze e Changchun Yatai për 24 milionë Euro.

Crystal Palace përvec Sakho nga Liverpooli bleu për 8 milionë Euro nga Olympiakosi, mesfushorin serb Luka Milivojevic. Në Francë, skuadra e Lille ishte një nga më aktivet duke bërë plot 5 goditje në orët e fundit, teksa spikasin transferimet e El Ghazit nga Ajaxi Ricardo Kishnas nga Lazio./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje