Teuta siguron shërbimet e Eko Barine

31 Janar 2017, 20:37Sport TEMA

Teuta nuk ndalet në këtë merkato dimërore, duke bërë edhe një goditje të fundit përpara mbylljes së saj. Skuadra durrsake ka firmosur deri në fund të sezonit me sulmuesin e talentuar Eko Barine.

Nigeriani 19-vjecar transferohet te ekipi i drejtuar nga Gugash Magani në formë huazimi nga Skënderbeu dhe pritet të jetë një element shumë i vlefshëm për Teutën në 17 javët e mbetura të kampionatit.

Eko Barine u transferua te Skënderbeu përpara disa ditësh nga skuadra e Cetinkayas që luan në kampionatin e Qipros turke. Me këtë skuadër, 19-vjecari realizoi 8 gola në fazën e parë duke spikatuar me talentin dhe sidomos me saktësinë e tij përpara portës.

Eko Barine përvec se është një lojtar shumë potent, është shumë teknik dhe ka një goditje të fortë. Me afrimin e nigerianit, Teuta kompleton edhe repartin e sulmit. Pas Gerhard Prognit dhe Bojan Markovic, Eko Barine është përforcimi i radhës për Teutën në merkaton e dimrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje