Kukësi, Gjoka: Tiranës nuk i zë besë, në kampionat gjithçka e hapur

31 Janar 2017, 14:50Sport TEMA

Trajneri i Kukësit ka vlerësuar në maksimumin skuadrën e Tiranës me të cilën do të përballet në Kupën e Shqipërisë.

Tekniku i verioreve tha se pavarsisht momentit jo të mirë që po kalojnë bardheblutë, ekipi i tij e ka vlerësuar maksimalisht këtë sfidë.

 “Mendoj që Tirana mbetet gjithmonë Tiranë. Kjo do të thotë që duhet të jemi shumë vigjilentë dhe seriozë në këtë ndeshje pavarësisht problematikave që ka patur kundërshtari ynë. Unë nuk kam besë sepse gjithmonë ekipet e mira atëherë kur mendon se janë në krizë nxjerrin më të mirën e tyre”

 Gjithashtu, Gjoka u ndal dhe tek kampionati ku verilindorët janë favoritët kryesorë për tu shapllur kampion këtë sezon.

Në kampionat gjithcka e hapur të mos harrojmë që Skënderbeu ka qenë tetë pikë para dhe është tetë pikë pas nesh. Në asnjë moment nuk duhet të jemi të relaksuar dhe me mendjen se gjithcka është mbyllur në favorin tonë. Më e vështirë tani fillon” u shreph Gjoka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje