Talenti shqiptar, Emanuele Ndoj, ka firmosur me skuadrën e Serisë A, Bolonjën.
Lajmi është konfirmuar nga vetë menaxheri i lojtarit me orgjine shqiptare Sokol Haxhia në faqen e tij zyrtare në facebook, ku shkruan se nga data 1-korrik Emanuele Ndoj do të jetë pjesë e skuadrës së Bolonjës.
Ndoj më parë ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë të Romës duke u transferuar më pas tek Breshia.
Gjatë këtij sezoni në Serinë B, Ndoj është aktivizuar në 12 ndeshje dhe ka dhënë 1 asist.