Safet Gjici: Ka ardhur momenti që Skëndërbeu të pushojë, se është lodhur shumë

30 Janar 2017, 19:58Sport TEMA

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në një prononcim për “Supersport” është shprehur se ky është viti i duhur që ekipi i tij të shpallet kampion i Superligës Shqiptare.

Gjici thekson se titulli kampion meriton të shkojë edhe njëherë në veri të vendit.

“Problemi ishte se dy fazat e para të sezonit të kaluar, kisha detyrime të tjera dhe nuk u angazhova shumë në merkato,. Nuk është se kam një peng, se kapëm ritmin dhe fituam Kupën dhe Superkupën, besoj se u rregullua ai sezon. Por është koha e duhur për të marrë këtë titull. Pse të mos shkojë trofeu një herë në veri, në pjesën ku nuk ka qenë, në Kukës. Rruga është e gjatë, edhe pse autostrada e ka bashkuar Kukësin me Tiranën”

Gjithashtu, nurmi një i verilindorëve bëri dhe një batutë me klubin e Skëndërbeut duke u shprehur se tani ka ardhur momenti që korçarët të pushojnë pasi janë lodhur shumë.

“Respekt për të gjithë ata që investojnë në sport, se heqin para nga familjet dhe i hedhin në sport për të kënaqur tifozët dhe për të bërë lojëra të bukur. Nuk shoh diferencë, i respektoj si kolegë. Pa diskutim që secili do të fitojë. Por Skënderbeu e ka bërë historinë, nuk është pak të marrësh 6 tituj radhazi. Ka ardhur momenti të pushojë, se më duket se është lodhur shumë” përfundoi Gjici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje