Pas humbjes me Luftëtarin në transfertë skuadra e Partizanit ka nisur përgatitjet për sfidën e rradhës që do të jetë përballë ekipit të Vllaznisë.
Nën urdhrat e trainerit Sulejman Starovës kanë qenë të gjithë lojtarët, të cilët kanë vijuar normalisht programin stërvitor.
Për sfidën ndaj shkodranëve, Starova do të ketë në dispozicion dy lojtarë mjaft të rëndësishëm në formacionin e tij, sulmuesin Ekuban dhe mesfushorin Lorenc Trashi, të cilët kanë shlyer pezullimin për shkak kartonësh.
Synimi i 15-herë kampionëve të vendit për sfidën ndaj Vllaznisë do të jetë marrja e tre pikëve për të vijuar rrugën në luftën për titullin kampion.
Partizani renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 35-pikë të grumbulluara, katër pikë larg Kukësi që mban vendin e parë./f.b