Maradona: Gabimi më i madh në jetë, kur fillova të marrë drogë

30 Janar 2017, 14:07Sport TEMA

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, është rikthyer të flasë sërish për problemin që kishte vite më parë me drogën.

Në një intervistë të dhënë për “Canale 5”, argjentinasi është shprehur se gabimi më i madh në jetën e tij ishte që vendosi të fillojë të konsumojë drogë kur ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës.

“Kur isha te Barcelona, në moshën 24 vjeçare,  fillova të marrë drogë. Ishte gabimi më i madh që kam bërë në jetën time. Droga ishte problemi më i madh – droga të vret. Jam shumë me fat që sot flas këtu me ju, nëse do të vazhdoja atëherë do të kisha vdekur. Nuk përdorë më drogë që prej 13-vitesh dhe ndihem shumë mirë” u shpreh Maradona.

Maradona ka qenë pjesë e skuadrës së Barcelonës për dy vite 1982/1984.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje