La Liga/ Reali likuidon Sociedadit, vijon shkëputjen nga rivalët

29 Janar 2017, 22:45Sport TEMA

Real Madridi ka triumfuar ndaj Real Sociedadit në “Santiago Bernabeu”, duke fituar me rezultat e pastër 3-0.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka shfrytëzuar më së miri gabimet e që bënë në këtë javë dy rivalet e saj Barcelonës dhe Sevilla duke u shkëputur në krye të tabelës së klasifikimit.

Autorët e golave Realin e Madridit u shënuan nga ana e Kovaçiç, Ronaldo dhe Morata.

Me këtë fitore Reali ngjitet në kuotën e 46 pikëve, katër pikë më shumë se ndjeksit e saj, por që ka mundësinë që ta thellojë dhe më shumë diferencën pasi ka një ndeshje më pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje