Kthehet “Mbreti”, Federer triumfon në Australian Open

29 Janar 2017, 14:10Sport TEMA
Kthehet “Mbreti”, Federer triumfon në Australian Open

Mbreti Roger Federer është kthyer. Në Melburn, tenisti zviceran triumfoi në finalen e Australian Open, pas një beteje epike përballë Rafael Nadal.
Një finale legjendare, e cila u mbyll me shifrat 6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3, e që zgjati plot 3 orë e 38 minuta. Pas dominimit në setin e parë dhe në të tretin, por me një rënie të vogël vizike dhe saktësie ndërmjet, Federer u rikthye i frikshëm setin e pestë dhe të fundit.

Pasi përmbysi disavantazhin 3-1 të kundërshtarit “Mbreti” Roxher fitoi me shifrat 6-3, ku vendimtarë ishin dy break-point në fund. Në moshën 35-vjeçare, Roger Federer u rikthye te triumfi në Grand Slam pas pesë vjetësh mungesë, prej suksesit në Ëimblendon në vitin 2012. Bëhet fjalë për tiitullin e pestë në karrierë të zvicerani në Melburn, ku nuk festonte prej 7 vjetësh. Gjithashtu kjo finale shërbeu edhe si hakmarrje ndaj rivalit spanjoll për disfatën në 2009-ën.

Pas finales së destinuar të hyjë në histori, Roxher Federer fitoi titullin e 18-të të Grand Slamit në karrierë, ndërsa me suksesin e arritur ai u bë tenisti i dytë më i vjetër që triumfon në turnetë e rëndësishëm, i lënë mbrapa vetëm nga Ken Roseëall./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje