Teuta e ka nisur me këmbën e mbarë fazën e tretë të Kategorisë Superiore, duke fituar në “Niko Dovana” përballë skuadrës së Tiranës.
Bregdetarët fituan me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të shënuar në minutën e 52-të me mesfushorin Ardit Hila që realizoi në mënyrë spektakolare.
Një trepikësh mjaft i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Gugash Magani, pasi ngjitet në kuotën 19-pikëve, duke iu larguar ndjeshëm vendeve që të dërgojnë nw një kategori më poshtë.
Ndërkohë, me këtë humbje Tirana thellon dhe mw shumw momentin e keq që po përjeton.
Në këtë sfidë të parë të këtij viti bardhebluve ju mungoi dhe lojtari i 12-të, tifozeria e tyre të cilët kanë vendosur të bojkotojnë skuadrën pas arritjes së marrveshjes që skuadra e Partizanit t’i zhvillojë ndeshjet në “Selman Stermasi”.
Pas kësaj humbje Tirana e sheh veten në 4-të me 27-pikë të grumbulluara. /f.b