Elis Bakaj transferohet tek Vllaznia

28 Janar 2017, 15:03Sport TEMA

Sulmuesi Elis Bakaj do të jetë pjesë e skuadrës së Vllaznisë.

Bakaj i cili pak ditë u zyrtarizua tek ekipi i Tiranës, nuk u bë dot pjesë e kësaj skuadre pasi FIFA i bllokoi merkaton bardhebluve për shkak të borxheve të shumta.

Në këtë mënyrë 28-vjeçari është transferuar tek një klub tjetër i Kategorisë Superiore tek Vllaznia.

Një përforcim mjaft i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu pasi Bakaj është një lojtarë me mjaft eksperiencë pasi ka luajtur me skuadra të njohura si në futbollin shqiptarë ashtu dhe në atë të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje