Javier Pastore, mendon largimin nga PSG

28 Janar 2017, 16:26Sport TEMA

E ardhmja e Javier Pastores duket se do të jetë larg Paris Saint-Germain. Mesfushori argjentinas po vlerëson largimin nga kampionët në fuqi të Francës pas gjashtë sezonesh në kryeqytetin Paris.

Bashkëjetesa me Unay Emeri është në kufinjtë e pamundurës, pasi trajneri spanjoll nuk e ka në qendër të projektit të tij fantazistin 27-vjecar, që kthehet sërish në objektiv i Juventusit në Serinë A.

Ish-futbollisti i Palermos, i transferuar te Parisi në 2011 për 42 milionë Euro, ke të qartë se hapësirat e tij pas mbërritjes në “Parc des Princes” të Ben Arfa, Draxler, Guede dhe Lo Celso do të jenë minimale, ndaj duhet të vlerësojë ofertat e klubeve të mëdha europiane.

Edhe Pastoren sikurse shumë futbollistë të tjerë të nivelit të lartë në futbollin europian është kontaktuar nga disa klube kineze, që i kanë bërë madje edhe disa oferta mjaft interesante në aspektin financiar. Pa i mbushur ende 28 -vjec, argjentinasi dëshiron të luajë në Europë, ndaj sipas mediave italiane te Juventusi po studiojnë mundësinë për ta transferuar në Torino./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje