Juventusi ka bërë detyrën në transfertën kundër Sassuolos, duke fituar me rezultatin 2-0.
“Zonja e Vjetër” merr një tjetër sukses të rëndësishëm në kampionatin italian duke vijuar rrugën drejt titullit kampion.
Për skuadrën e drejtuar nga, Massimiliano Alegri, autorët e golave në këtë sfidë ishin, Gonzalo Higuain dhe Sami Khedira.
Një trepikësh që e ngjit Juventusin në kuotën e 51-pikëve, duke u shkëputur ndjeshëm nga ndjeksit pasi ka mundësi që të thellojë dhe më shumë diferencën pasi ka një ndeshje më pak.
Ndërkohë, në sfidat e tjera Roma ka humbur në transfertë kundër Sampdorias me rezultatin 3-2.
Të njëjtin fat kishte dhe skuadra e Milanit që u mposht nga Udineze me shifrat 2-1.
Java e 22-të mbyllet me sfidën e fundit që është mes Napolit dhe Palermos në orën 20:45.
Më poshtë të gjitha rezultatet e Serisë A.
Torino 1-1 Atalanta
Cagliari 1-1 Bologna
Crotone 4-1 Empoli
Fiorentina 3-3 Genoa
Sampdoria 3-2 Roma
Sassuolo 0-2 Juventus
Udineze 2-1 Milan