Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 me Betisin në transfertë, duke bërë një tjetër hap falas në La Liga.
Golin për Betisin e shënoi Alegria në minutën e 73-të, ndërsa për Barcelonën, në minutën e 90 shënoi bomberi Luis Suarez.
Në këtë ndeshje Barcelonës iu mohua një gol i rregullt i shënuar nga Suarez që penalizoi skuadrën e Luis Enrikes të marrë tre pikë në këtë përballje.
Pas këtij barazimi, Barcelona ngritët në vendin e dytë me 42 pikë, aq sa ka edhe Sevilla, por me një pikë më pak se sa Real Madrid, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.