Elis Bakaj është prezantuar sot si blerja më e re e skuadrës së Vllaznisë, me të cilën arriti një akord financiar vetëm një ditë pasi dështoi kthimi i tij te Tirana për shkak të problemeve të skuadrës bardheblu.
Ashtu siç ishte parashikuar, mesfushori u prezantua fillimisht para mediave ku shkurtimisht u shpreh se kishte ardhur në këtë skuadër për të plotësuar objektivat sezonal, për një renditje sa më të mirë në këtë kampionat.
Ndërkaq, drejtori sportiv i kuqebluve, Eugent Zekaj, deklaroi për mediat e pranishme se po punohej për të bërë edhe një përforcim tjetër në dy ditët e fundit të merkatos së janarit, shkruan Panorama Sport.
Më pas, Bakaj iu bashkua në stërvitje Vllaznisë, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu, i cili mund ta aktivizojë që në ndeshjen e mesjavës në Kupën e Shqipërisë kundër Teutës.