Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në fushën e saj përballë skuadrës së Palermos.
Një hap fals për ekipin e Sarrit kundër një rivali që renditet në vendet e fundit të tabelës.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 6-të me anë të Nestorovski.
Napolitanët barazun në minutën e 66-të me Mertens, duke mos arritur dot që të përmbysnin rezultatin.
Me këtë barazim Napoli renditet në vendin e tretë me 45-pikë, ndërsa Palermo klasifikohet në vendin e 19-të me 11-pikë.