Reza merr ok nga Irani, gati për Skënderbeun

30 Janar 2017, 19:07Sport TEMA

Reza Karimi më në fund mund të konsiderohet plotësisht një futbollist i Skënderbeut.

Sulmuesi 18-vjecar, marrëveshja me të cilin ishte arritur që pesë muaj më parë është pajisuar me dokumentacionin e nevojshëm dhe tashmë munë të cilësohet një “armë” më shumë për ujqërit e dëborës.

Lajmië është bërë i ditur nga klubi korcar në faqen e tij në facebook ku është konfirmuar zyrtarizimi i Reza, një lojtar që luan në fazën e sulmit dhe që gjatë fazës përgatitore në Antalya u paraqit shumë mirë me fanellën e kampionëve të Shqipërisë duke lënë mjaft të kënaqur trajnerin Daja.

18-vjecari, priste vetëm dokumentacionin e nevojshëm nga Irani për të patur të drejtën të luajë me Skënderbeun në ndeshje zyrtare dhe në momentin që kjo është bërë e mundur ai mund të konsiderohet si “blerja” më e fundit e bardhekuqve.

18-vjecari cilësohet si një lojtar shumë i talentuar dhe mund të luajë si sulmues krahu por gjithashtu dhe si mesfushor i avancuar./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje