“Një ekip i vogël me zemër të madhe”. Kështu e cilëson Kristal Abazaj Luftëtarin ku ka arritur të shpërthejë duke nxjerrë në pah aftësitë e tij.
Sulmuesi i lindur në Elbasan u bashkua me Luftëtarin në filim të sezonit por i mjaftuan pak ndeshje që ai të rreshtohej titullar në formacionin e trajnerit Milinkovic. Ai gol i shënuar në pjesën e dytë ndaj Partizanit e ka vendosur 20-vjeçarin në qendër të vëmendjes, por ai kërkon që skuadra të vazhdojë në këtë rrugë dhe me këmbë në tokë.
“Nuk mund të themi se Europa është objetiv. Duam të sigurojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe më pas duhet të mendojmë për objektiva të tjera”.
Dy gola të realizuar gjatë këtij sezoni por një punë kolosale në krahun e djathtë të sulmit. Abazaj është një prej talenteve të këtij sezoni që po arrin të kejë gjurmë dhe jo më kot është një prej emrave që po ngjall interes edhe nga të mëdhenjtë e kampionatit, por momentalisht ai mendon vëtem për Luftëtarin duke theksuar se kampionati mbetet ende i gjatë dhe skuadra gjirkastrite kërkon të vazhdojë në këtë rrugë.
“Kampionati është shumë i fortë por besoj se do të bëjmë mirë”./SS/