Tashmë është zyrtare, Xhevahir Sukaj është lojtar i skuadrës së Partizanit.
Bomberi shkodran ka mbyllur kontratën me klubin malajzian FC Perak, dhe ka nënshkruar me 15-herë kampionët e vendit.
Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë klubi i Partizanit përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
“Xhevahir Sukaj nga sot është edhe zyrtarisht lojtar i Partizanit. Sulmuesi i cili iu bashkua skuadrës përgjatë merkatos së Janarit ka mbyllur gjithçka me klubin malajzian FC Perak dhe ka nënshkruar kontratën e re me klubin e kuq duke u konfirmuar si pjesë e skuadrës për sezonin në vijim. Bomberi shkodran i cili sezonin e kaluar realizoj 22 gola, tashmë është sërisht pjesë e familjes së kuqe dhe në shërbim të skuadrës për të realizuar objektivin madhor që klubi ka në këtë sezon futbollistik” thuhet në njoftimin e klubit të Partizanit.