Jese Rodriguez huazohet te Las Palmas

30 Janar 2017, 21:38Sport TEMA

Jese Rodriguez do ta vazhdojë pjesën e dytë të sezonit si një lojtar i Las Palmas.

Sulmuesi i ri spanjoll e bëri zgjedhjen e tij pavarësisht ofertave nga Roma, Liverpooli, Milani e Middlesbrough teksa Las Palmas do të jetë për të një vitrinë për të treguar vlerat pasi tek Paris Saint Germain nuk arriti ta bëjë.

Formula do të jetë ajo e huazimit por me të drejtë rinegocimi në fund të sezonit në varësi të paraqitjeve të 23-vjeçarit.

Jese luajti më shumë si zëvendësues në 14 ndeshje me parizienet duke shënuar 1 gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje