Sokol Cikalleshi ndryshon skuadër, transferohet tek Akhisar Belediye

31 Janar 2017, 14:34Sport TEMA

Sokol Cikalleshi është larguar nga skuadra e Istanbul Basaksehir, e cila ka vendosur që ta huazojë sulmuesin e kombëtares shqiptare tek ekipi i Akhisar Belediye.

Kjo lëvizje ka ardhur për arsye se Cikalleshi nuk ka pasur shumë hapsira aktivizimi tek ekipi turk dhe me afrimin e fundit të sulmuesit te njohur Emmanuel Adabeyor, shanset që bomberi kavajas të aktivizohej ishte shumë të pakta.

Në këtë mënyrë Istanbul Basaksehir ka vendosur që ta huazojë Sokol Cikalleshin tek ekipi Akhisar Belediye ku do të ketë më shumë hapsira për të luajtur dhe të tregojë vlerat e tij.

Akhisar Belediye renditet në vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit të Superligës Turke ku objektivi i klubit është mbijetesa mes më të mirëve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje