Transferimi tek Lille, flet talenti Agim Zeka

31 Janar 2017, 17:38Sport TEMA

Talenti, Agim Zeka u bë ditën e sotme zyrtarisht pjesë e skuadrës së Lille.

Një transferim mjaft i rëndësishëm ky për 18-vjecarin, duke bërë një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.

Në një prononcim për web-in e Skëndërbeut, Zeka u shpreh mjaft i lumtur për këtë transferim, duke falenderuar dhe drejtuesit e skuadrës korçare.

Jam mjaft i lumtur për këtë transferim. Kam kaluar në një ndër kampionatet më të forta të europës dhe shpresoj që me shumë punë dhe përkushtim të arrij një ditë të jem pjesë e formacionit. Dua të falenderoj për këtë kalim, drejtuesit e klubit në veçanti Presidentin Takaj dhe drejtorin Haris Fakiç. I jam mirënjohës klubit për këtë arritje të madhe. Erdha tek Skënderbeu një vit e gjysëm më parë ku arrita të shpallem dhe kampion me ekipin e të rinjëve. Eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Falenderime dhe për menaxherin tim Shkumbin Qormemeti për besimin e tij karshi meje” tha Zeka.

Agim Zeka u transferua tek kampionët e shqipërisë nga kategoria e dytë e futbollin Kosovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje