Lazio është skuadra e rradhës që kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Bardhekaltërit fituan në “San Siro” përballë skuadrës së Interit me rezultatin e ngushtë 2-1.
Golat për ekipin e Lazios në këtë ndeshje i shënuan Anderson dhe Biglia, ndërsa për Interin golin e vetëm e realizoi Marcelo Brozovic.
Një sfidë e cila ishte mjaft emocionuese dhe e luftuar, ku të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me nga 10-lojtarë.
Pas Juventusit, Lazio bëhet ekipi i dytë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë