Janë luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjet e javës së 23-të të “Premier League”, ku ka pasur disa rezultate surprizë.
Supersfida e kësaj jave mes Liverpulit dhe Chelsea përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Sfida e zhvilluar në “Anfield Road” nuk pati fitues pavarsisht spektaklit për 90-minuta.
Të parët që kaluan në avantazh ishin “Blutë e Londrës” në minutën e 24-të me anë të qëndërmbrojtësit David Luiz që shënoi një super gol nga distanca.
Reagimi i Liverpulit erdhi në pjesën e dytë me anë të Wijnaldum në të 57-tën, duke barazpeshuar shifrat.
Në minutën e 76-të sulmuesi, Diego Costa kishte mundësinë më të mirë për ti dhënë tre pikët skuadrës së tij në këtë transfertë duke gabuar nga pika e bardhë e 11-metërshit. Minutat në vazhdim nuk sollën asnjë ndryshim rezultati me të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë.
Pas këtij barazimi Chelsea vijon të kryesojë kampionatin anglez me 56-pikë të grumbulluara, ndërsa Liverpuli renditet në vendin e katërt me 46-pikë të grumbulluara.
Ndërkohë, Watfordi ka tronditur Arsenalin në fushën e tyre duke i mposhtur me rezultatin 2-1.
Një humbje e rëndë kjo për skuadrën e drejtuar nga Arsen Venger duke bërë një hap të gabuar në luftën për titullin kampion.
Java e 23-të e “Premier League” mbyllet nesër me takimet West Ham-Manchester City, Manchester United-Hull City dhe Stoke City-Everton.
Rezultatet e ndeshjeve të ditës së sotme.
Arsenal 1-2 Watford
Bournemouth 0-2 Crystal Palace
Burnley 1-0 Leicester
Middlesbrought 1-1 West Brom
Sunderland 0-0 Tottenham
Swansea 2-1 Southampton
Liverpool 1-1 Chelsea