Janë zhvilluar ditën e sotme dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale të Kupës Shqipërisë mes Laçit dhe Skëndërbeut dhe Vllaznisëa-Teuta.
Takimi i luajtur në Laç përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, me korçarët që barazuan në minutën e fundit të ndeshjes me anë të mbrojtesit Tefik Osmani.
Kurbinasit arritën që ta zhbllokinin ndeshjen minutën e 70-të me anë të Kanaparit, por që nuk arritën dot që ta ruanin avantazhin.
Sfida e kthimit do të luhet në stadiumin “Skëndërbeu” me kampionët e shqipërisë që janë më favoritë për të kaluar në raundin e gjysmëfinaleve.
Ndërkohë, takimi tjetër mes Vllaznisë dhe Teutës u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të shkodranëve.
Autori i golit për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu u shënua nga ana e mesfushorit Alsid Tafili që realizoi një gol spektakolar.
Dy ndeshjet e tjera të Kupës së Shqipërisë do të luhen në orën 17:00 të cilat janë Belidhja-Flamurtari dhe Tirana-Kukësi.