“Mundo Deportivo”: Elseid Hysaj nën vëzhgimin e Barcelonës

1 Shkurt 2017, 14:40Sport TEMA

Elseid Hysaj është vënë në shënjestrën e skuadrës së Barcelonës.

Lajmi është raportuar nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, e cila ka shkruar se mbrojtësi i kombëtares shqiptare është duke u monitoruar nga drejtuesit e skuadrës katalanase.

Gjatë një liste të gjatë të mbrojtëse të krahut në kampionate të ndryshme, duke u ndalur tek kampionati Italian “Mundo Deportivo” shkruan për dy futbollistë, Pol Lirola që luan me Sassuolon dhe Elseid Hysajn që aktivizohet tek Napoli.

Për mbrojtësin shkodran “Mundo Deportivo” thekson. “Ai është shumë i mirë në mbrojtje dhe në sulm, por me pak aftësi teknike për Barcelonën”

Elseid Hysaj është një nga lojtraët që shumë ekipe të njohura në europë kanë shfaqur interes për të bërë pjesë të skuadrave të tyre, kjo falë aftësive mjaft të mira që lojtari shqiptarë zotëron duke qenë një nga mbrotjësit më të mirë në Serinë A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje